E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis përzgjedhja e fituesve në Universitete

Shkollat e larta nisin procesin e përzgjedhjes se kandidateve fitues. Sipas kritereve specifike te çdo Universiteti, institucionet e arsimit te larte kane ngritur grupet e vlerësimit. Procesi i seleksionimit do te zgjase 5 dite. Rektori i Universitetit Politeknik, Andrea Maliqari, tregon se grupet e punës po shyrtojnë te dhënat e kandidateve, qe kane kërkuar degët e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, per t’i llogaritur me pas me formulën e përcaktuar nga ky institucion. Procesi i përzgjedhjes se kandidateve, ka nisur ne te gjitha institucionet e arsimit te larte publik dhe privat. Ne 5 shtator, Universitetet do te afishojnë listën e fituesve pranë çdo Fakulteti, por edhe ne faqet e tyre online. Vetëm pas regjistrimit te kandidateve, do te behet shpallja e vendeve te lira, i cili do te kërkoje nje proces te dyte vlerësimi për plotësimin e kuotave bosh. Sivjet, Universitetet nuk do te rrisin tarifën e shkollimit, pasi ky vit do t’u shërbejë si test, per te mësuar se sa te kërkuar janë studentet. Me ligjin e ri te arsimit te larte, këto institucione, do te financohen nga shteti, ne varësi te numrit te studenteve qe i frekuentojnë.

Më shumë video

Reklamë