Subscribe

Nis pastrimi i brigjeve të Liqenit të Firezës. Ndotja e jashtëzakonshme dhe rënia e nivelit të ujit, ka bërë që ky aksion të nisë këtë gusht fillimisht për një gjatësi ujore rreth 40 kilometra. Pastrimi po bëhet nga një sipërmarrje private e kontraktuar nga Prefektura e Qarkut Kukës, ku janë angazhuar edhe specialistë të mjedisit. Këta të fundit shprehen se kjo është ndër iniciativat më serioze të ndërmarra deri tani për pastrimin e liqenit. Gjatë kësaj kohe, janë grumbulluar 2 mijë thasë me mbetje plastike dhe organike, duke pastruar një sipërfaqe të konsiderueshme të bregut të liqenit. 20 milionë lekë të vjetra është fondi i miratuar për pastrimin e brigjeve të liqenit të Fierzës nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *