E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nis operacioni “antitepsi”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar operacionin e quajtur “antitepsi”, nje fjalë kjo që ka dominuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare me qëllim shmangien e punësimeve partiake.

 

Reklamë

Në qendër të këtij operacioni është shkurtimi i lejeve dhe licencave të panevojshme për biznesin dhe qytetarët si një formë për të reduktuar korrupsionin e zyrtarëve.

 

Reklamë

Në fjalën e tij Rama paralajmëroi se ilaçi i duhur është zbatimi i reformës në drejtësi.

 

Sipas kryeministrit volumi i lejeve qe duhet të nxjerrë administrata është shumë i lartë, duke krijuar kosto të panevojshme për qytetarët.

 

Në këtë mandat të dytë të qeverisë fokusi kryesor është reforma e derregullimit, shmangja në maksimum e burokracive të administratës publike.

Më shumë video

Reklamë