Subscribe

Ka nisur operacioni për nxjerrjen nga ujërat e liqenit, të helikopterit të rrëzuar dy ditë më parë, ku humbën jetën pilotët Floran Delia e Donald Hoxha, ndërsa u plagos ushtari profesionit Gerald Baramuça.

Deri tani jane nxjerre një sedilje e helikopterit, një pjesë e motorit si dhe disa mbetje të tjera qe i takojne veshjes se jashtme te tij. Ndërkohe vazhdon kërkimi per nxjerrjen e pjesëve te tjera.

Mbetjet nxjerra nga ujërat e liqenit u transportuan me një furgon të Ministrisë së Mbrojtjes për në Tiranë, teksa në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe një përfaqësues i kompanisë ‘Eurocopter’,“EC 145”.

Ekspertët synojnë që ta nxjerrin helikopterin pa e dëmtuar atë, për të mos prishur provat te cilat jane te vlefshme për hetimin. Ata po përdorën gjithashtu jastëkë ajri për tërheqjen e trupit te mjetit fluturues deri ne breg, por pa sukses, pasi rëra e butë nuk e mundëson një gjë të tillë.

Kutia e zezë nuk është gjendur ende. Ajo besohet se do të hedhe më shume drite rreth shkaqeve te rrëzimit të helikopterit ushtarak

Ndërkohë familjareve te dy dëshmoreve u është akorduar shume prej 18 milionë lekësh nga sigurimi i jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *