E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nis numërimi i votave në Kosovë

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën nisi mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë në konferencë për media në 19:30, me informacione rreth pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të tjera.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, i cili ndodhet në Kosovë dhe ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor bën me dije se ka nisur numërimi i votave.

Në konferencën paraprake, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se procesi i votimit ka shkuar mirë, pa ndonjë problem që do ta cenonte mbarëvajtjen.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 ka qenë pak mbi 28 për qind./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë