Subscribe

Nga nesër, Parlamenti nis proceduren e zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikës dhe seanca e pare e votimit do te jete data 19 prill. Te paktën ky është qëndrimi i partisë me te madhe te mazhorances, Partisë Socialiste.

 

Nëpërmjet nje letre drejtuar kryetarit te parlamentit, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i ka kërkuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut te shtetit ditën e mërkurë.

 

“Me lejoni qe nepermjet kesaj shkrese, ne zbatim te pikes 2 te nenit 12 te rregullores se kuvendit, ne cilesine e kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste te Shqipërisë t’ju parashtroj kërkesën time per thirrjen e mbledhjes se konferencës se kryetareve ne datën 13 prill 2017, ne orën 10.00 me rend dite:

  1. Fillimin e procedurave per zgjedhjen e Presidentit te Republikës se Shqipërisë.
  2. Përcaktimin e datës se raundit te pare te votimit per Presidentin e Republikës se Shqipërisë”.

 

Ruçi ka propozuar qe raundi i pare i votimit te Presidentit te behet ne datën 19 prill. Me herët, Drejtoria Juridike e Kuvendit i dorëzoi nje memo kreut te Parlamentit Meta, ku sugjeronte se procedurat e zgjedhjes se Presidentit te ri duhet te nisin jo me vone se data 9 korrik.

 

Sipas Kushtetutës, per zgjedhjen e Presidentit te Republikës zhvillohen  5 raunde votimi; ne 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa ne dy raundet e fundit zgjidhet me shumice te thjeshte prej 71 votash. Per mazhorancen aktuale, numri i votave per zgjedhjen e presidentit nuk përben problem, por figurat kryesore te koalicionit qeverisës, kane folur per nje president konsensual.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *