Subscribe

Ka nisur puna për ndërtimin e një tjetër shkolle në kryeqytet. “Betim Muço” do të jetë emri i institucionit te me te ri te arsimit 9-vjeçar në Kombinat. Kryebashkiaku Erion Veliaj i pranishëm në fillimin e punimeve, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemit të mësimit me dy turne në Tiranë.

“Kjo shkollë do të ketë 27 klasa. Për herë të parë do të kemi ndoshta shkollën më të mirë të Tiranës në komunitetin e Kombinatit, sepse do të ruajmë standardin europian dhe të Ministrisë së Arsimit për të pasur jo më shumë se 25 nxënës për një klasë dhe 6 laboratorë. Për të gjithë ata qytetarë që ndoshta kërkonin të kishte më shumë terrene sportive, ky projekt i përqafon të dyja idetë; një shkollë të bollshme që eliminon dy turnet në Kombinat dhe 3 terrene sportive, si edhe 1 palestër, e cila pastaj kthehet në një qendër komunitare për gjithë zonën”.

Edhe ky projekt do të realizohet falë partneritetit publik privat, çka sipas Veliajt është një mënyrë e mirë për të finalizuar nisma të tilla.

“Ka ardhur koha për një ndryshim radikal, ndaj do të vazhdojmë partneritetin publik-privat me ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Pasi firma të ketë mbaruar shkollën, do të fillojmë të paguajmë këstet. Kjo mënyrë ka funksionuar me sukses në shumë vende rreth nesh. Ka ardhur koha që të ecim përpara me këtë projekt”.

“Betim Muço” është godina e dytë që nis të ndërtohet në kuadër të projektit për ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *