Subscribe

Ky fund dhjetori shënon fillimin e ndërtimit të një prej projekteve të mbetura pezull prej vitesh, ai i linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400 Kv Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ky projekt financohet me një kredi nga banka gjermane KFV prej 50 mln eurosh dhe një granti prej 15.7 mln eurosh, dhënë nga Bashkimi Europian për vendet e Ballkanit perëndimor.

“Qeveria shqiptare është në garë me kohën. Ndaj ne do ankohemi për çdo burokraci  që do të hasim. Shqipëria ka humbur shumë ndër vite duke pritur, ndaj ne duam që projektet t’i realizojmë sa më shpejt, – tha Belinda Balluku gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve”, tha Balluku.

Ndërtimi i kësaj linje nis me ndërtimin fillimisht Elbasan-Qafë-Thanë, Elbasan- Fier si dhe ndërtimin e nënstacionit në Fier. Realizimi i kësaj linje bën të mundur që vendi të lidhet me shtet fqinje me “rrugët energjike” duke shkëmbyer energji sipas nevojave. Por për ministren Balluku ky projekt do të pasohet më disa projekte të tjera madhore.

BE sapo ka miratuar një mbështetje prej 10 mln euro për të ndërtuar edhe park të ri fotovoltaik në Belsh. Do ta ndërtojë korporata jonë elektro-energjetike dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar. Gjithashtu BE po mbështet korridorin 8, konkretisht ndërtimin e hekurudhës Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Bëhet fjalë për një grant prej 62 mln eurosh për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë dhe më pas Rrogozhinë-Pogradec”, tha Balluku.

Balluku njoftoi gjithashtu se është arritur një marrëveshje me palën italiane për ndërtimin e një linjë nënujore mes dy vende. Në vitin  që vjen do të jetë gati një studim për këtë projekt. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *