Subscribe

Nis prishja e 153 shtëpive ne shkoze. Fadromat e IKMT-se kane zbarkuar mëngjesin e kësaj te marte ne zone dhe kane nisur te shembin objektet. Ndërhyrja është monitoruar nga nje numër i larte forcash policie për te parandaluar çdo situate qe mund te krijohej.

 

Banoret kane vendosur te ngujohen neper shtëpitë e tyre. Por uniformat blu kane ndërhyrë ne secilën ndërtese, duke i nxjerre jashtë. Pronaret e objekteve thonë se nuk kane pasur kohe per te nxjerre nga shtëpia pajisjet dhe orenditë. Ata kërkojnë te shpronësohen me çmimin e tregut. Ndërkohë Bashkia e Tiranës thotë se e vetmja gje qe mund te përfitojnë këto familje janë bonueset sociale, pasi shtëpitë jane ndërtime pa leje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *