E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis me tension protesta e opozitës, banorët e Astirit përplasen me policinë

Protesta e opozitës ka nisur sërish me tensione mes mbështetësve të saj dhe Policisë së Shtetit.

 

Ashtu si herën e kaluar banorët e Astirit janë përplasur me policinë tek Ministria e Brendshme.

 

Reklamë

Banorët e Astirit kanë kërkuar që të kalojnë tek Pedonalja por nuk janë lejuar nga uniformat blu për shkak të masave që janë marrë.

 

Rreth 1300 efektivë janë aktivizuar me qëllim mbarrëvajtjen e protestës.

 

Ndërkohë kreu demokrat Lulzim Basha nuk është I pranishëm në protestën e kësaj të mrkure për shkak se ndodhet në Berlin.

 

Ai do të takohet me përfaqësues të CDU për t’I njohur me situatën politike.

 

Në seancën e kësaj të mërkure do të betohet deputetja Amra Borova nga radhet e listave te LSI.

 

Borova mungoi në seancën e kaluar dhe për këtë fakt pritet që ta marrë mandatin seancën e sotme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë