Ka nisur me përplasje protesta e sotme e opozitës në Tiranë. Policia ka kërkuar nga protestuesit që të lirojnë rrugën për tu mundësuar qytetarëve lëvizjen e lirë.
Kërkesa e policisë është refuzuar nga aan e priotestuesve cccka ka sjellë edhe përplasje mes palëve.
Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar policisë që të devijojë trafikun dhe të mos pengojë priortestuesit të bllokojnë rrugët.
Por nga ana e policisë bllokimi i rriugës dhe pengimi i lëvizjes së qytetarëve është vepër penale.
Kujtojmë që Figurat drejtuese të Partisë Demokratike dhe deputetët janë vendosur në secilën prej këtyre pikave dhe do të bllokojnë qarkullimin prej orës 17.00 deri në orën 20.00
Tek sheshi para bashkisë është Edi Paloka, kryetari i këshillit kombëtar, tek rruga e Elbasanit është sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetarët e partisë; Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi do të bllokojnë respektivisht, Sheshin Willson, kryqëzimin tek pallati me shigjeta dhe zonën e Zogut të Zi.





