Subscribe

Kur ka mbetur edhe një muaj nga mbyllja e basteve sportive si dhe të kazinove elektronike, kompanitë pretendojnë se kanë ulur qepenat rreth 40% e pikave në të gjithë vendin.

 

Përfaqësues të shoqatës së basteve sportive thonë se deri në 10 ditëshin e parë të nëntorit janë mbyllur afro 1700 pika në të gjithë vendin, ndërsa deri në afatin e fundit ligjor që është data 31 dhjetor parashikohet mbyllja totale e tyre. Mbylljen e pikave të basteve e konfirmon edhe administrata tatimore, nëpërmjet strukturave të saj të hetimit tatimor. Kjo e fundit nuk jep një shifër se sa është numri zyrtari i pikave të mbyllura, por paralajmëron se kjo industri do të jetë në fokusin e kontrollit tatimor në ditët në vijim.

 

Për kreun e komisionit të ekonomisë Erjon Braçe tashmë ligji ka marrë dhe dekretimin e presidentit të Republikës, ndaj me miratimin e buxhetit, kjo temë do të jetë objekt i diskutimeve në komision.

 

Me të mbaruar diskutimet për buxhetin, ne do të thërrasim ministrin e financave në komision të në japë shpjegime lidhur me masat që ka marrë për të zbatuar këtë ligj. Me sa di unë ligji u dekretua nga presidenti po monitorojmë hyrjen e tij ne fuqi me botimin në fletoren zyrtare. Vullneti i kryeminstrit dhe i kësaj mazhorance është i qartë nuk ka kthim pas, – thotë Braçe.

 

Në Shqipëri rezultojnë rreth 4200 pika llotosh sportive. Sipas ligjit të miratuar ato do të duhet të mbyllen të gjitha deri në 31 dhjetori 2018. Por kompanitë thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për dëmshpërblim nga ana e qeverisë për anullim të njëanshëm të licencës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *