E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Nis mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri/ Rama: Hedhim hapa konkretë për tregun e përbashkët

Nis mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Elbasan. Në total do të nënshkruhen 16 marrëveshje, nga të cilët kryesisht përfitues do të jenë qytetarët në të dyja vendet.

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me marrëveshjet, të cilat do të nënshkruhen sot, do të sjellin bashkëpunimin mes dy shteteve me pranë.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë tregoi më tej hapat drejt arritjes së një tregu të përbashkët mes 2 vendeve.

 

“Do kishim dashur që t’ju prisnim me diell, por shpresoj që gjithë ky shi, gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jetë ogur i mirë. Ky është takimi 7 mes dy qeverive…Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e çdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa. Sfida e përbashkët, të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjes”, tha Rama.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë