E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Nis mbledhja e dy qeverive/ Kovaçevski: Anëtarësimi në BE, objektiv i përbashkët

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë dalë në një konferencë për media.

 

Dy kryeministrat kanë komunikuar nënshkrimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Gjatë fjalës së tij kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se marrëdhëniet mes vendeve nuk kanë qenë asnjëherë më të mira.

 

“Marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe RMV nuk kanë qenë asnjëherë më të mira dhe mund të themi se janë më të suksesshëm. Ju treguan një bashkëpunim të vërtetë në rrugën europiane dhe ne kemi qëllim të njëjtë, anëtarësimin në BE dhe ne treguam se shohim vlerën e bashkëpunimit. RMV dhe Shqipëria janë shembull për të treguar se si ndërtohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka thënë ai.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video