E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis mbledhja e donacioneve për rindërtimin e qytezave në Itali

Krahas donacioneve nga biznesmenë e futbollistë, muzetë publik dhe një pjesë e konsiderueshme e restoranteve në vend, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për të mbledhur fonde, të cilat do të shkojnë për rindërtimin e Amatrices dhe qytezave të tjera të goditura nga tërmeti shkatërrimtar. Këto fonde, do të përdoren për të mirëmbajtur dhjetëra kishat dhe ndërtesave të tjera të vjetra që u rrënuan nga lëkundjet e forta të tokës me manjitudë 6.2. Nisma erdhi pasi Ministri i Kulturës Dario franceskini, deklaroi se 293 objekte kulturore në Italinë Qëndrore janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, për të shpëtuar pjesën e mbetur të godinave. Sa i takon bilancit të viktimave, ai është 290 persona, por numri i tij pritet të rritet për shkak se gërmimet dhe kërkimet e grupeve të evakuimit, zjarrfikëseve dhe vullnetarëve vijojnë. Ndërkohë, të mbijetuarit e kësaj tragjedie kanë kaluar një tjetër natë në çadra, këtë herë pa ndjerë lëkundje sizmike, që kanë qënë të pandërprera që prej tërmetit me manjitude 6.2 balle.

Vazhdo të lexosh

Reklamë