Autoritetet franceze kane nisur largimin me force te emigranteve qe ndodhen ne kampin e Kale, te cilësuar si xhungla, ne zbatim te planit per mbylljen përfundimtare te tij. Ne te gdhire te kësaj te hene u shënuan përleshje te forta mes forcave te policisë dhe emigranteve, te cilët qëlluan me gurë dhe i vunë zjarrin tualeteve, ndërsa agjentet ndërhynë me gaz lotsjellës. Ndërsa mëngjesin e se hënës, situata ishte krejt ndryshe, pasi emigrantet mbanin radhën per t’iu nënshtruar procedurave te largimit, ndërsa janë nisur edhe autobusët e pare qe i kane shpërndare emigrantet ne qendrat e ngritura ne gjithe Francën. Megjithatë, ekziston ende frika e autoriteteve se refugjatet mund ta refuzojnë shpërnguljen, duke rikthyer serish tensionin ne kampin qe ka qëndruar te qendër te vëmendjes jo vetëm te autoriteteve franceze, por edhe atyre te Bashkimit Europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *