Kuvendi nisi ditën e sotme diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa opozita është pjesë e diskutimeve, por jo e miratimit.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit të deritanishëm, teksa shtoi se kategoria tjetër, që janë pensionistët që marrin një pension mbi 20 mijë lekë do të kenë një bonus sa dyfishi i bonusit të deritanishëm.
Lexo edhe :
Por, seanca u ndërpre, pasi opozita nisi të krijonte kaos, çka detyroi Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali të merrte disa minuta pushim.
“Qeveria do të çlirojë një fond prej afron 100 milionë. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lek do të marri trefishin e bonusit të deri djeshëm. Nëse pensionistët e tjerë që marrin mbi 20 mijë lektë do të marrin një bonus sa dyfishi i bonusit të deri djeshëm”, tha Rama. /vizionplus.tv






