Subscribe

Mbledhja e komisionit per reformën ne drejtësi, ne te cilën ishte parashikuar te shqyrtohej kapitulli i Ligjit Themeltar te Shtetit qe ka lidhje me Gjykatën Kushtetuese, nuk u zhvillua sot për shkak se anëtaret demokrate ishin ne mbledhjen e grupit. Ende nuk dihet se kur do te mblidhet Komisioni, pasi nesër është seanca plenare e deputetet duhet te jene ne parlament. Por ndërsa puna per ndryshimet po ecën ngadalë, sot reforma ne drejtësi ka nisur nje faze te re, atë te konsultimit te ligjeve qe do ndryshojnë ne kuadër te reformës ne drejtësi. Ligjet qe tashme jane gati, kane te bëjnë me organizimin e gjyqësorit, organizimin e Prokurorisë, statusi i gjyqtareve e prokuroreve, si dhe ligjet qe kane te bëjnë me strukturën anti-korrupsion. Duke nisur nga kjo e merkure e deri te martën, ato do te prezantohen ne qytetet kryesore te vendit. Sot ekspertet kane prezantuar paketën e projektligjeve për mirëqeverisjen, organizimin e gjyqësorit, dhe statusin e magjistratit.

“Kjo pakete reflekton ndryshimet kushtetuese duke u nisur nga fakti qe Gjykata e Larte dhe Gjykata e Larte Administrative do te vendosen nen ombrellën e Këshillit te Larte Gjyqësor e deri tek kompetencat e shtuara qe ky institucion do te ketë si pasoje e reformës”.

Paralelisht ekspertet kane zhvilluar konsultime edhe për gjyqtaret e Krimeve te Renda per strukturën anti-korrupsion. Burime nga mbledhja bëjnë te ditur se janë diskutuar çështjet e organizimit, strukturës dhe varësisë  te Prokuroria se Posaçme dhe Byrosë se Hetimit. Gjithashtu është diskutuar edhe kompetenca e Gjykatës se antikorrupsionit ne lidhje me rrethin e funksionareve te larte.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *