E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nis izolimi i lehtë në Gjermani/ Merkel: Drita në fund të tunelit është akoma larg

Nga kjo e hënë në Gjermani hynë në fuqi masa të reja shtrënguese. Kancelarja Angela Merkel tha se duhet të përgatitemi për një dimër të vështirë. Për të parë dritën në fund të tunelit, sipas saj, duhet të presim ende gjatë.

 

Reklamë

“Ne jemi në një pandemi, një ngjarje e veçantë që ndodh një herë në shekull. Kemi katër muaj të gjatë dimri përpara dhe drita në fund të tunelit është akoma larg.”

 

Baret, restorantet, kinematë, teatrot, palestrat e pishinat janë të mbyllura në Gjermani. Ndalohen grumbullimet e më shumë se dhjetë personave në ambiente të hapura që nuk janë pjesë të familjes. Hapur do të qëndrojnë shkollat, kopshtet, dyqanet dhe parukeritë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë