Komisioni i Rithemelimit ka nisur pastrimin e selisë demokratike.

 

Punetoret kanë filluar të hiqen dyert e blinduara, si dhe letra adeziv nga dyert dhe xhamat, që ishin vendosur përpara protestës së 8 janarit të thirrur nga sali berisha.

 

Ndërhyrje u bënë edhe në zyrën e ish kreut të PD, Lulzim Bashës, e cila është totalisht e zbrazur.

 

Heqja e dyerve të blinduara ishte paralamëruar ditën e sotme nga disa deputetë në mbledhjen e kryesisë.

 

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i pd-së pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie.

 

Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *