Gjykata e Tiranës ka nisur procesin gjyqësor për ish-ministrin e punës, Spiro Ksera, i akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Ksera nuk ishte i pranishëm në seancën e parë ndaj tij të mbajtur në Gjykatën e Tiranës, ndërsa relatori i çështjes vendosi t’i jap kohë avokatëve e të pandehurve për t’u njohur me materialet hetimore. Në këtë proces të pandehur janë Alban Karabashi, Artevis Mene, Dritan Fejzullai, Elda Kozaj, Elisabeta Dodbiba, Kleves Bitro dhe ish-ministri Ksera. I vetmi që ndodhej këtë të hënë pas kafazit të hekur ishte Kleves Bitro. Spiro Ksera u arrestua në janar të këtij viti me akuzën e vjedhjes së 30 milion lekëve me fatura fiktive te aktiviteteve, qe ne fakt nuk u realizuan asnjëherë. 3 tentativat e tij për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie dështuan dhe ai aktualisht mbahet në paraburgim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *