486 të dyshuar për tentativë grushti shteti në korrik të 2016-ës janë paraqitur në gjyq. Procesi më i madh për grushtin e dështuar të shtetit, ka nisur nën masa të rrepta sigurie, në një sallë të krijuar posaçërisht në periferi të Ankarasë.

 

Sipas autoriteteve turke organizatori kryesore është kleriku Fetullah Gylen

 

Ankaraja ka kërkuar vazhdimisht ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, por diçka e tillë deri më tani nuk ka ndodhur.

 

Si rrjedhojë, vendimi për të akuzuarin si organizator i tentativës për grusht shteti do të jepet në mungesë.

 

Në radhën e parë të të akuzuarve janë gjeneralë dhe individë të tjerë që mbanin pozita të larta në ushtrinë turke, përpara korrikut të vitit te shkuar.

 

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë shkelje e Kushtetutës, përpjekje për të vrarë presidentin dhe për të rrëzuar qeverinë e Turqisë, menaxhim organizate terroriste të armatosur, marrje e bazave ushtarake si dhe vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *