Nis gara për anëtarët e Bankës se Shqipërisë

Kuvendi nisi këtë te marte procedurat për përzgjedhjen e kandidateve për anëtar te këshillit mbikëqyrës se bankës se Shqipërisë. Ky proces pason atë te qeverise e cila pak dite me pare hapi garën për tre anëtare qe u mbaron mandati. Komisioni i ekonomisë njoftoi kuvendi do te shpalle vendet vakante dhe pas këtij publikimi do te pranohen për 15 dite kërkesat nga te interesuarit. Me pas dot e zhvillohen dhe dëgjesa me kandidate dhe me pas do te miratohen emrat qe do te plotësojnë kriteret e përcaktuara. Anëtarët qe u mbaron mandati ne nëntor te këtij viti janë dhori Kule, Ela Golemi, Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Arben Malaj, si dhe Denada Prifti. Tre prej anëtareve do te miratohen nga kuvendi dhe tre prej qeverise. Por ajo qe pritet e ngjalle diskutim është mandati i guvernatorit Sejko, i cili sipas ligjit do duhet te mbylle mandatin ne nëntor.




