Subscribe

Fushata për dhurimin e librave dhe pasurimin e fondit te bibliotekave te kryeqytetit është nisma me e re e bashkisë se Tiranës. Gjate inaugurimit te bibliotekës se rikonstruktuar ne njësinë numër 8, Erion Veliaj u beri apel te rinjve te bëhen pjese e kësaj fushate.

 

“Kemi nisur një fushatë për dhurimin e librit. Siç po bëjmë fushatën e mbjelljes së pemëve, sikur ta merrnim seriozisht edhe këtë të librave, jam i bindur që mund të mbledhim më shumë se 100 mijë libra, për ta rikthyer librin në trend. Ndaj, dua t’ju bëj apel të gjithëve që nëse keni mundësi, librat që tashmë i keni lexuar, që kanë kaluar në duart e familjes, mund t’ia dhuroni bibliotekës”.

 

Kreu i bashkisë kërkoi veçanërisht nga te rinjtë te reduktojnë orët ne kafene dhe te kalojnë me shume kohe me librat.

 

“Fakti që sot dikush që lexon nuk konsiderohet më një specie në zhdukje, i cili duhet të futet në një skutë të errët, me lagështi, por po i rezervojmë librit, në kuptimin e mirë të fjalës, vanitetin që shoqëria jonë sot e kazino-kapitalistit ia rezervon industrive të tjera, them se është një fitore e kulturës mbi antikulturën. Sot më vjen mirë sepse kemi bërë një fitore të vogël, një hapësirë dikur komplet të degraduar e kemi shndërruar në një nga bibliotekat më të bukura e më të mira në zemër të Tiranës”.

 

Biblioteka e rikonstruaktuar ne njësinë numër 8 do te mbaje emrin e akademikut “Hamit Beqja”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *