Subscribe

Disa persona janë shoqëruar nga policia në Vlorë, të cilët dyshohen si të përfshirë apo që kanë dijeni për vrasjen e 22-vjeçarit Gëzim Sinomataj.

Forca të shumta policie janë parë të ushtrojnë kontrolle në qytet, ndërsa disa prej të shoqëruarve u jane gjetur edhe armë.

Lexo edhe :

Related Posts

Por këta të fundit të njohur për problemet me ligjin, nuk dihet ende nëse kanë lidhje me ekzekutimin mafioz të 7 janarit.

Edhe një ditë më parë RENEA  ushtroi  kontrolle në Vlorë pasi dyshohej se vrasësit e  djalit të ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait” Sokol Sinomataj,  fshiheshin brenda në qytet.

Pikërisht nisur nga historia kriminale që i ati i viktimës ka, policia dyshon se në ekzekutimin mafioz  janë të përfshirë  emra të njohur krimit të organizuar.

Gëzim Sinomataj u vra me snajper mbrëmjen e 7 janarit, kur sapo kishte dale në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri”.

Vetëm 5 minuta pas ngjarjes  efektivët e policisë gjetën duke u djegur makinën e krimit. Gëzim Sinomataj nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale. Kjo e bën policinë ta përqëndrojë më shumë hetimin te ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *