E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Nis festivali “Pianodrom”, Peçi: Mungojnë artistët e huaj

Festivali Pianodrom ka arritur ne edicionin e tije te 7, ndërsa mbreme ngriti siparin me performancat ne piano te Megi Gjures dhe Klejda Tares.

 

Reklamë

Organizatori Aleksandër Peci, e konsideron festivalin si nje institucion te rendesishem i cili nxit kompozicionin  shqiptar dhe synon te promovoje talentet e reja.

 

Por ndryshe nga vitet e kaluara, ne kete edicion mungojnë artistet e huaj te cilet kane qene thelbësor ne realizimet pararendëse. E kjo, sipas kompozitorit vjen per shkak te mungesës se mbështetjes nga Ministria e Kulturës.

 

5 koncerte  do te  shfaqen per publikun deri ne fundjave. Ato do te zhvillohen ne Akademinë e Shkencave dhe ne dy ditet e fundit do te zhvendosen ne sallën e liceun Artistik.

 

Per kete vit do te luhen 37 vepra, 26 te përzgjedhura nga veprat qe kane lene pas kompozitore  e njohur Feim Ibrahimi, Thoma Simaku dhe te tjere dhe 11 nga trashëgimia botërore.

Më shumë video

Reklamë