E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Nis faza e dytë e projektit të rehabilitimit të digës së Zëmblakut në Devoll

Nis faza e dytë e projektit të rehabilitimit të digës së zëmblakut e cila konsiston në mbrojtjen me gabiona të argjinaturës së lumit Devoll që nga diga e deri te ura e Zëmblakut.

 

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Ujitje Kullimit në Korçë, Gentian Alitçkolli tregon se kjo fazë e dytë përmbyll investimin prej 62 milionë lekësh duke siguruar njëherë e mirë jo vetëm digën e zëmblakut dhe nënstacionin por edhe tokat e fermerëve të cilat më parë rrezikoheshin nga përmbytjet.

 

Reklamë

Në fazën e parë të këtij investimi është kryer më parë rehabilitimi i digës së Zëmblakut, plateja e kësaj dige, është ngritur një mur gjatësor i cili shmang goditjen e rrjedhës së lumit nga krahu i nënstacionit duke evituar përmbytjen e tij, janë rregulluar e sistemuar dy kanalet shkarkues anësorë të cilët ishin tejet të dëmtuar nga përmbytja e dy viteve më parë, si dhe plateja e sipërme e digës ku ndodhen edhe portat.

 

Aktualisht specialistët janë duke përfunduar ndërhyrjen në mekanizmat e hapjes së portave të cilët synohet të bëhen hidraulikë dhe jo mekanikë si janë aktualisht. Fundi i muajit tetor do të shënojë edhe përfundimin e projektit për rehabilitimin e digës dhe mbrojtjen me gabiona të argjinaturës së lumit Devoll.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë