E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nis dhënia e pagave të “luftës” për të punësuarit, aplikimi bëhet tek e-filing

Nga sot të gjithë bizneset që kanë xhiro vjetore deri në 14 milion lekë dhe kanë qënë të  mbyllura me urdhër të ministrisë së shëndetësisë do të duhet të aplikojnë për të përfituar ndihmën shtetërore.

 

Aplikimi kryhet on line në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing ku do të jepen të dhënat për cdo të punësuar.

 

Reklamë

Qeveria ka parashikuar se përfitues do të jenë rreth 60 mijë të punësuar dhe të vetpunësuar. Po ajo që vijon të mbetet e paqartë është lista e  aktiviteteve ekonomike që kanë qënë të mbyllura gjatë kësaj kohe.

 

 

Po punojmë për listën përfundimtare. Ajo do të afishohet në fashen e tatimeve. Do ketë një vendimarrje lidhur me llojet e biznesit që kanë qënë të hapura dhe ato që kanë qënë të mbyllura gjatë kësaj kohe.-thotë Ibrahimaj. 

 

 

Aktualisht tatimet kanë për detyre hartimin e listpagesës së të punësuarëve, listë e cila I dërgohet drejtorisë së thesarit, ku brenda muaji prill pritet  të kalojë në llogarinë e punonjësve ndihmë prej 26 mijë lekësh për punonjës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë