Subscribe

Këtë të premte nisi procesi i çregjistrimit të maturantëve të shpallur fitues në një nga 10 degët e zgjedhura gjatë aplikimit. Në përfundim të raundit të parë, ata që janë regjistruar dhe duan të heqin dorë nga programi i zgjedhur mund të shkojnë pranë fakultetit për të ndjekur procedurën përkatëse.

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon se në raundin e radhës, atë të dytë, regjistrimi bëhet automatikisht, por ajo çfarë duhet të kenë parasysh maturantët janë kuotat e lira.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RASH

Vetë maturantët që e kanë rimenduar zgjedhjen e tyre dhe shikojnë që ka akoma mundësi për t’u regjistruar në një degë atëherë shkojnë pranë fakultetit dhe bëjnë çregjistrimin. Nga eksëperienca e viteve të kaluara shkon në 200 e ca persona që çregjistrohen. Ata aktivizohen menjëherë me portalin A2 ku shikojnë ku ka kuota të lira.

 

Xhelaj bën me dije se krahas maturantëve të këtij viti, kanë mundësi të aplikojnë edhe ata nxënës që mbyllën provimet e vjeshtës apo që nuk janë shpallur fitues në vitet e kaluara, si edhe maturantë nga Kosova dhe vende të tjera fqinje që nuk kanë mundur të aplikojnë.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTOR I RASH

Këtë raund kanë mundësi maturantët e vjeshtës që të aplikojnë, ato të A1Z, janë rreth 3000 dhe maturantët nga Kosova që nuk kanë mundur të aplikojnë më parë.

 

Procesi i çregjistrimit do të zgjasë deri ditën e nesërme. Gjatë raundit të parë, degët me më shumë interes ishin ato të inxhinierisë, mjekësisë dhe ekonomikut.  Më tej, nga data 22 deri më 24 shtator nis raundi i dytë i regjistrimeve për fakultet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *