Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë...

Europa në alarm nga vala e të nxehtit, qindra...

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani paralajmëron përshkallëzim...

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të...

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen 2 persona,...

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët...

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të...

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha: “The Albanian...

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë...

Nis beteja tregtare SHBA – BE

1 Qershor 10:48

Hyn në fuqi vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e taksave të reja për importet e aluminit dhe çelikut për aleatët kryesore, Kanadanë, BE-në dhe Meksikën. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, njoftoi këtë të premte se blloku do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

 

 “Shtetet e Bashkuara tani nuk na lënë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të vazhdojmë të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje dhe me vendosjen e detyrimeve shtesë për një numër importesh nga Shtetet e Bashkuara. Ne insistojmë për respektimin e rregullave të OBT-së.”

 

Junker theksoi se tarifat amerikane kërcënojnë të shkaktojnë një luftë globale tregtare. Unioni pritet të ndikojë në eksportin e SHBA-se me vendosjen e detyrimeve shtesë me vlerë rreth 7.5 miliardë dollarë për një numër produktesh importi nga Shtetet e Bashkuara.

 

Edhe Kanadaja pritet të vendosë tarifa për mallrat amerikane. Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, prezantoi planin e hakmarrjes, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau, tha se “tarifat e SHBA janë krejtësisht të papranueshme.”

 

“Më lejoni të jem i qartë, këto tarifa janë krejtësisht të papranueshme. Besoj se do të ketë një moment për të arritur një kompromis të përbashkët. Por ne nuk po shohim asnjë shenjë të dëshirës për një marrëveshje në vendimin e SHBA-se sot.”

 

Presidenti francez Emmanuel Macron, e cilësoi vendimin e Trump një gabim dhe se taksat e reja mbi importet e metaleve nga Evropa, janë te paligjshme.

 

“Përgjigjet e njëanshme dhe kërcënimet mbi luftën tregtare nuk do të zgjidhin asgjë nga pabarazitë serioze në tregtinë botërore. Asgjë! Vendimi I sotëm është I paligjshëm dhe do të nxisë luftëra dypalëshe tregtare … pra një rritje të çmimeve dhe një rritje të papunësisë”.

 

Macron njoftoi se do të diskutojë me presidentin Trump lidhur me taksat e reja. Kancelaria gjermane, gjithashtu tha se Bashkimi Europian i ka bërë gati përgatitjet e nevojshme për t’iu kundërpërgjigjur çmimeve të reja të SHBA-se.

 

Donald Trump vendosi në muajin mars rritjen e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit si pjesë e planit të tij “Amerika e Para”, e cila synon mbrojtjen e prodhuesit amerikan, duke shpërfillur njëherësh paralajmërimet e përsëritura nga një numër i madh i aleatëve të tij, me në krye Bashkimin Evropian, mbi rreziqet e një lufte tregtare me pasoja të paparashikueshme.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
beteja SHBA-BE Tregtare

Nga e njëjta kategori

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore

më shumë...

Europa në alarm nga vala e të nxehtit, qindra viktima dhe temperatura rekord mbi 40°C

më shumë...

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani paralajmëron përshkallëzim të ri në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:50

Njerëzit me grup gjaku 0 nuk duhet...

5:13

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës...

4:41

Europa në alarm nga vala e të...

4:25

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani...

4:05

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin...

3:49

Digjen disa hektarë shkurre dhe ullishte në...

3:20

Keni etje apo jeni të dehidratuar? Ja...

3:01

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën...

2:41

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen...

2:29

Festivali i muzikës baroke, publiku korçar shijon...

2:25

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët...

2:18

Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi...

1:43

“Rama e trajton vendin si pashallëk”, Berisha:...

1:19

10 frazat bisedore që përdorin zakonisht njerëzit...

12:36

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...

12:24

Vala e të nxehtit në Francë, rreth...

12:11

Balet që në klasën e parë, programi...

12:05

Festivali Ndërkombëtar i Akruarelit, Pogradeci mirëpret 50...

11:48

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave,...

11:30

Anija kroçierë “Nautica” mbërrin në Portin e...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Përurohet në Himarë rampa ekologjike “Deti pa Barriera...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.