E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Nis beteja për pasurinë e Aretha Franklin

Ilustrim · Vizion Plus

Ndarja nga jeta e mbretëreshës së Soulit duket se po shoqërohet me debate në lidhje me ndarjen e pasurisë së saj.

 

Ajo nuk ka lënë asnjë testament, ndaj të katër fëmijët e Aretha Franklin kanë prezantuar një dokument sipas të cilit bëhen palë të interesuara për trashëgiminë.

 

Ndërsa mediat amerikane nënvizojnë se sipas ligjit të Miçiganit, nëse një person jo i martuar vdes pa testament, pasuritë e tij ndahen në pjesë të barabarta mes fëmijëve.

 

Don Willson, avokat i hershëm i Mbretëreshës së Soulit që u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare, javën e kaluar, prej kohësh i kishte sugjeruar të krijonte një fond besimi, por ajo nuk ishte shqetësuar kurrë për këtë.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh