Forcat irakiane, milicite shiite dhe te kurdëve peshmerga kane nisur nje sulm per te vene nen kontroll qytetin e dyte me te madh ne vend, Mosulin, qe ndodhet ne duart e Shtetit Islamik qe prej vitit 2014. Prej oreve te para te mëngjesit, nisi lëvizja e tankeve drejt qytetit, bastioni i fundit i ISIS ne vend pas çlirimit te Falluxhas. Deri tani raportohet se forcat irakiane kane marre ne kontroll 7 fshatra dhe i kane shkaktuar humbje te mëdha xhihadisteve. Nisjen e operacionit ku jane përfshirë 30 mije trupa e njoftoi ne televizion kryeministri Haider al-Abadi, qe deklaroi se ora e fitores po afron. Trupat po mbështeten edhe nga sulmet nga ajri te forcave te koalicionit kundër ISIS, te drejtuar nga SHBA. Ky është operacioni me i madh ushtarak qe pas tërheqjes se trupave amerikane nga Iraku ne vitin 2011. Megjithatë, OKB eshte e shqetësuar per sigurinë e 1,5 milione banoreve. Nensekretari i OKB per ceshtjet humanitare Stephen O’Brien kerkoi qe te mbrohet jeta e civileve, pasi shumica e tyre do te detyrohen te largohen per shkak te sulmeve, por mund te bien edhe ne duart e militanteve te ISIS. Operacioni pritet te vazhdoje me jave e deri ne disa muaj. Rimarrja e qytetit do te shenonte nje goditje te forte per shtetin islamik, ndersa nje dite me pare ne Siri u vu ne kontroll qyteti i Dabiqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *