Armëpushimi i arritur ne Siri pas nje marrëveshjeje te SHBA dhe Rusisë duket se po zbatohet. Observatori Sirian per te drejtat e njeriut raporton se ne 15 oret e para te tij nuk është shënuar asnje vrasje ne radhët e civileve. Ne oret e para te hyrjes ne fuqi u shënuan sulme sporadike nga forcat qeveritare e nga rebelet, ndërsa bombardime ka pasur ne disa fshatra ne Hama dhe pranë Damaskut. Por situata tani paraqitet e qete, veçanërisht ne qytetin e Alepos. Sipas ushtrisë siriane, armëpushimi do te zbatohet ne gjithë vendin per shtate dite. Ndalja e luftimeve do t’i hape rruge mbërritjes se ndihmave humanitare per qindra mijera banore te bllokuar nga lufta. Megjithatë, disa fraksione te rebeleve kane shprehur skepticizëm per zbatimin e armëpushimit. Marrëveshja e arritur pas përpjekjeve disamujore te dy superfuqive, është konsideruar nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry si mundësia e fundit për paqe në Siri. Nëse armëpushimi respektohet, SHBA dhe Rusia do te kryejnë sulme te koordinuara ajrore ndaj Shtetit Islamik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *