Subscribe

Nga kjo e hëne çdo qytetar qe është i interesuar per te marre kredi te bute nga Bashkia e Tiranës mund te aplikoje per ta përfituar ate. Sipas kryetarit te bashkisë, Erion Veliaj, kategoria e favorizuar është ajo e çifteve te reja.

 

Veliaj thotë se kreditë qe do te paguhen pa interes nga përfituesit, do te zgjasin për 20 vite. Përgjatë gjithë këtyre viteve Bashkia e Tiranës del garant se çdo luhatje e bursës, qe do te shkaktoje ndryshim te interesave, do te mbulohet nga ky institucion.

 

Vlera e kreditimit qe nje familje me 1 deri ne 3 anëtare mund te përfitoje është rreth 3.5 milion leke. Ndërsa familjet me shume anëtare mund te përfitojnë edhe deri ne 7.1 milion leke.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *