E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis aplikimi për kreditë e buta

Si shume banore te Tiranës, edhe kjo nene e re jeton ne shtëpi me qera. Per te pasur nje banese te sajën, ajo ka vendosur te aplikoje ne bashki per kredi te bute strehimi.  Jeton vetëm me djalin dhe thotë se i plotëson kriteret per ta përfituar.

 

Ketë te hëne, bashkia ka hapur aplikimet per familjet qe duan te marrin kredi te bute per shtëpi. Ndryshe nga vite me pare, dokumentet per strehim plotësohen pranë  njësive bashkiake ku kryefamiljari ka gjendjen civile.

 

Reklamë

Aplikimi do te zgjasë 1 muaj. Drejtoresha e shërbimit social ne bashki këshillon banoret te lexojnë kriteret qe mund ti bëjnë fitues apo ti s’kualifikojnë qe ne fazën e pare

 

500 familje do te përfitojnë kredi te bute, me norme interesi 3% dhe me afat shlyerje per 20 vjet. Edhe ketë vit prioritete per bashkinë do te jene çiftet dhe familjet e reja.

 

Pas fazës se pare te aplikimit qe mbyllet ne 16 maj, dokumentet dorëzohen ne bashki, ku i nënshtrohen nje tjetër seleksionimi. Pas shpalljes se fituesve, kredia nis te lëvrohet ne muajt qershor-korrik.

Më shumë video

Reklamë