Subscribe

Ka nisur për herë të parë në vendin tone aplikimi i vaksinës HPV tek vajzat. Vaksina krijon mbrojtje nga kanceri i qafës së mitrës dhe është tashmë pjesë e kalendarit të detyrueshëm edhe në Shqipëri.

 

Specialistët shprehen se ka pasur një interes të madh nga familjarët që duan të vaksinojnë vajzat e tyre të moshës 13-vjeçare.

 

SONILA BRATI

 

MJEKE PEDIATRE

 

“Ka pasur një interes të madh nga prindërit, duke qënë se është një vaksinë që ka një mbrojtej të jashtëzakonshme përsa i përket qafës së mitrës. Janë vaksinuar mbi 20 vajza dje me vaksinën e Humano papiloma Virusit”.

 

Si çdo vaksinë në kalendar e detyrueshme, edhe kjo do të duhet të injektohet në kohën e përcaktuar dhe sipas specialistëve jep efekte anësore minimale.

 

SONILA BRATI

 

MJEKE PEDIATRE

 

“Efektet e kësaj vaksine janë si çdo vaksinë normale. Temperarurë, ethe lodhje, dhimbje krahu ose trupi. Eshtë një vaksinë 4 valente dhe me një dozë të vetme.”

 

Për ta parandaluar kancerin në të gjitha qendrat shëndetësore, ofrohet Vaksina HPV për vajzat e lindura në vitin 2009.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *