Subscribe

Mëngjesin e kësaj të enjtje ka vijuar aksioni nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka për shembjen e banesave në zonën e Astirit.

 

Aksioni për prishjen e objekteve që i hap rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk ka rezistencë nga banorët.

 

Informacionet bëjnë me dije se janë 6 objekte të parashikuara për shembje, 5 nga të cilat do të prishen sot ndërsa godina e 6 është planifikuar të shembet nesër, me shpërthim të kontrolluar.

 

Në zonë ka pasur edhe forca të shumta policie për të përballuar ndonjë situatë të mundshme mes banorëve dhe policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *