E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nis aksioni kundër bizhozit në Kosovë, mbyllen kazino e dhjetëra pika bastesh

Një ditë pasi kuvendi i Kosovës miratoi me 74 vota pro rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves, për pezullimin e lojrave të fatit, në vend ka nisur aksioni në terren kundër tyre.

Administrate tatimore ka udhëruar mbylljen e të gjitha pikave që ushtrojnë një veprimtari të tillë, deri në një vendim të dytë.

Reklamë

Sipas policisë, në operacionin për mbylljen e aktivitetit te bixhozit janë angazhuar mbi 1 mijë efektive policie, të cilët kanë mbyllur 235 pika bastesh, 35 lokale, nderkohe qe janë konfiskuar dhe 118 makina të lojërave të fatit.

Nisma për t’i dhene fund kazinove erdhi pas dy vrasjeve qe ndodhen në ambientet e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë