E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis akreditimi i programeve mësimore

 

Pas vleresimit te cilësisë se universiteteve publike e private nga agjencia britanike, kete vit nis edhe akreditimi i programeve mësimore. Ketij procesi te domosdoshëm do t’i nënshtrohen vetem shkollat e larta publike, pasi privatet e kane kaluar kete faze. Ardian Gjoncaj, kreu i bordit te akreditimit tregon rendësine e ketij procesi per programet mësimore.

 

Paralelisht me njohjen e programeve mësimore, agjencia e huaj do te kryeje edhe sondazhet per vlerësimin e institucioneve te arsimit te larte nga vete studentet.

 

Gjate prezantimit te raportit te akreditimit te universiteteve, ministria Lindita Nikolla deklaroi se ky proces nuk u ndikua nga politika.

 

Sipas procesit  akreditimit, i cili ishte i mbështetur ne dokumenta dhe intervista, vetem kater universitete private kane marre piket maksimale nga 35 institucione te arsimit te larte ne tërësi. Ndersa nje pjese e universiteteve publike qe rezultuan me mangësi iu eshte lene kohe per plotësimin e dokumentacionit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video