Subscribe

Portreti i Ninës, vogëlushes me sindromën “Down” u shfaq në Times Square. Nëna e saj shprehet se është e lumtur dhe e ka shijuar në maksimum rritjen e vajzës së saj, pavarësisht problemeve me të cilat është përballur.

E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, të moderuar nga Brikena Prifti, Dafina Rukofci Maliqi tregon se kur e ka kuptuar që vajza e saj kishte sindromën “Down” është ndjerë e frikësuar, por më pas e ka përballuar me pozitivitet.

“Çdo ditë të Ninës e kemi shijuar deri në maksimun. Çdo arritje të saj e kemi gëzuar. Jam ndjerë shumë e frikësuar, por mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë si familje dhe kemi parë vetëm anët pozitive. Kemi marrë shumë informacione, jemi drejtuar te mjekë të ndryshëm për mendime të ndryshme dhe të gjitha këto na i kanë lehtësuar dhe rrugëtimin. Nënat kanë filluar ta njohin Ninën, më shkruajnë dhe kërkojnë mendime e këshilla. Më pyesin sa ka arritur vajza ime dhe a do të arrijë diçka dhe vajza/djali i tyre. I kam këshilluar që mos kenë frikë dhe mos demoralizohen.”

A ka momente kur e ke parë veten të thyer?

“Ka pasur edhe kështu momente shpesh herë, por kanë kaluar shumë shpejt. Fatmirësisht kam pasur mbështetje të madhe nga familja, sidomos nga bashkëshorti i cili nuk ka dyshuar në aftësinë time për të menaxhuar situatat. Nuk më kanë lënë të demoralizohem.”

Nina ka pasur dhe një problem në zemër. Nëna e Ninës thotë se ky ka qenë shqetësimi i tyre më i madh derisa është bërë ndërhyrja. Fatmirësisht, Nina tani është një vogëlushe e shëndetshme dhe me një imunitet shumë të fortë.

Ndërsa, pas ardhjes në jetë të vëllait, Dafina tregon se Nina është pak xheloze, por me nota humori shton se e ka xhelozinë e mirë.

“Nina që në fillim e ka dashur shumë, por ka qenë edhe zheloze. Kur e shikon që të tjerët e marrin dhe luajnë me vëllanë, do t’i tregojë që “shiko se edhe unë jam këtu”. E ka xhelozinë e mirë.”/vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *