E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nimaga, shqetëson korçarët para superkupës

Skënderbeu është para disa sfidave, por starti i kampionatit, dhe përballja me Laçin për Superkupën janë objektiva të klubit korçar.

 

Në ecurinë krejt normale, atë të periudhës stërvitore, të largimeve apo afrimeve në merkato, edhe paraqitja apo performanca e futbollistëve monitorohet me shumë vëmendje.

 

Reklamë

Në seancën e fundit stërvitore, të zhvilluar ditën e enjte, u pa mungesa e mesfushorit Bakari Nimaga.

 

Burime nga klubi i Skënderbeut, thanë se futbollisti nuk doli në stërvitje për shkak dëmtimi.  Që nga seanca stërvitore e një dite më parë, Nimaga mësohet se ka pësuar një dëmtim në gju. Jo të rëndë, por që ka nevojë për një rezonancë mjekësore, për të përcaktuar edhe shkallën e dëmtimit të futbollistit.

 

Dëmtimi i Nimagës ka shqetësuar stafin teknik, por duhet përgjigjia e rezonancë manjetike nga një klinikë private për ecurinë e lojtarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë