Situata e Bakari Nimagës nuk është aspak e qetë por edhe jo fort e qartë përsa i përket lëvizjes së papritur të futbollistit malien.

 

Gjithçka është një rebus që kërkon një zgjidhje dhe askush duket se nuk ka dëshirë t’ia japë. Nga njëra anë klubi qëndron në heshtje a thua se asgjë nuk ka ndodhur dhe se Nimaga ka qënë një lojtar pakontratë i padobishëm dhe jofitimprurës për Skënderbeun.

 

Nga ana tjetër edhe vetë lojtari i kontaktuar nga gazeta nuk denjon të kthejë asnjë përgjigje lidhur me këtë lëvizje teksa gjithçka ka mbetut e pazbardhur plotësisht. Duke iu referuar burimeve  pranë klubit të Skënderbeut situata paraqitet e nderë.

 

Në njërën anë ekziston mundësia që korçarët të jenë duke bërë gati dokumentat për apelim në FIFA të kësaj lëvizje për vetë faktin se lojtari është në kontratë me Skënderbeun të paktën deri në janar të vitit 2019. Kjo do të sillte zgjidhjen e mundëshme për këtë situatë të krijuar.

 

Ndërsa nga ana tjetër burimet flasin për një përpjekje të orëve të fundit nga ana e klubit turk që të hyjë në bisedime me Skënderbeun, ndonëse me kohë vonesë por të arrijë të bindë korçarët për të mbyllur  këtë tratativë me qëllim që të shmangë sanksionet.

 

Gjithësesi ende nuk dihet se si qëndron e vërteta e kësaj çeshtje edhe në kohën kur klubi korçar ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar në lidhje me faktin që Nimaga u prezantua në Turqi në zyrat e klubit të ligës së parë turke Hataispor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *