E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nikos Kotzias takohet sot me Pacollin e Thaçin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërriti  mesditën e kësaj të enjte në Kosovë, në kuadër të turit Ballkanik. Ai u prit nga homologu Behgjet Pacolli në aeroportin e Prishtinës.

 

Më pas zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në Ministrinë e Jashtme.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në faqen e tij në facebook, Pacolli beri te ditur se kërkoi nga ministri Kotzias qe Athina te njohe Kosovën si dhe mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare UNESCO, INTERPOL. Greqia është një  nga vendet e BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën, pavarësisht se vendi Athina mban një qëndrim më të butë, pasi njeh pasaportat.

 

“Patëm një takim kokë më kokë në zyrën time dhe më pas zhvilluam një bisedë zyrtare në krye të delegacioneve tona. Kërkova mbështetje prej Greqisë në aspiratat tona për t’u bërë pjesë e Interpol, UNESCO dhe organizatave të tjera. Mysafiri ishte shumë i qartë në mbështetjen e Greqisë për Kosovën, në Samitin e Sofies, në forume të tjera ndërkombëtare. Homologu im grek shprehu respekt për luftën dhe përpjekjet tona si popull. Akademiku grek me famë botërore dhe sot ministri i jashtëm, tha se ne ballkanasit duhet të krijojmë një axhendë të re pozitive dhe të dalim nga burgu i historisë. Plotësisht dakord me këtë vizion frymëzues dhe domethënës, që duhet ta jetësojmë për të mirën e popujve tanë.”

 

Nga ana tjetër, Kotzias ftoi kryediplomatin e Kosovës të vizitojë Athinën. Ministri  grek theksoi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Në fund të takimit Kotzias-Pacolli ishte parashikuar mbajtja e një konference për shtyp por që u anullua me arsyetimin se vizita nisi një orë me vonesë, e jo siç ishte parashikuar në axhendë.

 

Shefi i diplomacisë greke u takua edhe me presidentin Hashim Thaçi. Presidenti tha ne një postim ne rrjetet sociale se Kosova dhe Greqia do të vazhdojnë t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale.

 

“Me kryediplomatin grek, Nikos Kotzias, sot diskutuam për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për përforcimin e perspektivës evropiane për tërë rajonin. Greqisë i jemi shumë mirënjohës për rolin mbështetës në rrugën evropiane të Kosovës dhe e çmojmë që këtë vit ka pasur një ngritje të vëmendjes së Bashkimit Evropian për rajonin tone”.

 

Nikos Kotxzias mbërriti në Prishtinë menjëherë pas takimin me zyrtarë të lartë të Maqedonisë ku u diskutua për çështjen e emrit dhe integrimin në strukturat euroatlantike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë