Subscribe

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ciësoi protestën e stdudentëve si një reflektim për situatën në arsim.

 

Përmes një konference të dytë për mediat, Nikolla ritheksoi se konfirmon me të dyja duart kërkesat e studentëve.

 

Ajo tha se protesta e studentëve tregoi edhe njëherë sesa pak informacion dhe komunikim kishte tek studentët për reformën.

 

“Më vjen shumë mirë që kam marrë një reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Është e vërtetë që kemi kohë që presim për një angazhim edhe më të madh të studentëve për zbatimin e reformës në arsimin e lartë, për modernizmin jo vetëm të sistemit të financimit, por modernizmin në tërësi çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë e studentëve tregoi sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët. Ndaj më shumë sesa rëndësia thjesht dhe vetëm për të shfuqizuar pikën 4 të VKM besoj se kjo protestë e studentëve ia vlejti për të ngjallur më shumë refleksion, shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentore që e miratoj me të dyja duart. Një kërkesë që më thotë që për kërkesat 2,3 dhe 4 të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga Këshillat Studentorë, ministria dhe Universitet”

 

Sipas Nikollës, kjo është rruga e duhur përtë përmirësuar dhe për të ndërtuar dialog të shëndetëshëm me të vërtetat dhe vendimet për jetën universitare.

 

Jam dakord dhe besoj që kjo është rruga e duhur që ne përmirësojmë shumëçka, por mbi të gjitha të ndërtojmë një dialog të shëndetshëm me të vërteta, ku bordet e administrimit, senatet dhe cdo aktor tjetër në jetën e universitetit, po ashtu ministria ti bëjë transparente dhe të debatojë me studentët për gjithcka që merret vendim për jetën universitare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *