E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 11 minuta më parë
Politikë

Nikolla përshëndet votimin e PE për Shqipërinë: Arritje e merituar

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur sot votimin e Parlamentit Evropian për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

 

“Votimi i Parlamentit Evropian pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, një arritje e merituar. Shqipëria ka ecur me hapa të sigurt dhe e palëkundur drejt destinacionit të natyrshëm, familjes evropiane. Mirënjohje Raportueses për Shqipërinë, Isabel Santos për rekomandimin realist për Shqipërinë! Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme e qytetërimit perëndimor dhe nuk mund të mbetet peng i inercive të së kaluarës. Kuvendi garanton legjitimetin demokratik të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”. – ka thënë Nikolla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë