E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 minutë më parë
Video · Vendi

Nikolla: Nuk kemi bërë rritje tarifash, VKM-ja nuk i prek studentët

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka sqaruar studetnët në lidhje me VKM-në që ata po protestojnë.

 

Në një konferencë për mediat, ku morën pjesë edhe dekanët e Universiteteve, Nikolla deklaroi se studentët po kërkojnë që të anulohet një VKM që ende nuk ka hyrë në fuqi.

 

Reklamë

Sipas Nikollës, VKM-ja nuk lidhet me brezin aktual të studentëve dhe nuk ka fuqi prapavepruese.

 

“Vërtet kërkojnë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk impakton dhe nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, sepse VKM nuk ka fuqi prapavepruese. Lidhet me studentët që futen sivjet në vit të parë dhe vitin tjetër ajo mund të ketë efekti. Por gjithësesi ne bëmë një diskutim shterues me rektorët dhe dekanët dhe janë po ata që do të adresojnë në meganizat dhe patjetër unë jam e hapur që të ecim drejt një propozimi të Këshillit të Ministrave që kjo pikë tu lihet tagër universiteteve dhe mos jenë pjesë VKM-së.”

 

Ministrja Nikolla tha më tej se qeveria nuk ka bërë rritje tarifash që nga 2014-ta.

 

Ajo sqaroi se janë vetë universitetet që përcaktojnë tarifat e studimit në universitete.

Më shumë video

Reklamë