Subscribe

Pas vendimit te qeverise qe zyrtarizoi notën mesatare 7,  si kriter për pranimet ne fakultetet e mësuesisë, ministria Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim informues me maturante. Nga qyteti i Fierit ministria deklaroi fillimin e reformës ne mësuesi, për te rritur cilësinë dhe për ti  rikthyer dinjitetin arsimtareve.

 

Ministria e Arsimit vuri ne ndjeni maturantet edhe për nismën tjetër. Gjimnazisteve me mesatare mbi notën 9 qe zgjedhin  mësuesinë, do tu mbulohen tarifat e studimit nga qeveria. Ndërkohë nga  universitetet Nikolla  kërkoi hartimin e programeve me te mira për arsimimin e  mësuesve te ardhshëm. Qeveria ka premtuar rritjen me 40% te pagës se mësuesve brenda mandatit te dyte qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *