Subscribe

Ministrija e arsimit Lindita Nikolla jep sqarime për kërkesën e dikasterit qe ajo drejton, për mbledhjen e te dhënave te prindërve përfshirë dhe numrin personal te kartës se identitetit. Nikolla deklaroi se kjo kërkesë ishte nevoje e shkollave për te ngritur një komunikim me te mire me prindërit.

 

“Çfarë po kërkojmë? Ti ID, atë numrin  e kartës  së identitetit e jep në çdo shërbim që shkon. Shteti nuk e ka të vështirë, sepse kemi agjencinë edhe se ka fare të vështirë për ta bërë këtë. Ishte, dhe po jua them dhe do ta kërkojmë dhe po vijojmë për të ndërtuar një sistem të ri komunikimi me ju, të përjavshëm se çfarë ndodhi këtë javë në arsimin në Vlorë. Nuk ke interes ta dish? Në qoftë se nuk ke interes, aty je me dëshirë. Mos u regjistro, mos i jep këto të dhëna edhe rri i painformuar. Unë dua ta përdor teknologjinë. Kjo teknologjia, email-et e kompjuterët nuk janë kot. Janë një instrument dhe një mundësi që ne në kohë reale të marrim përgjigje nga prindërit, dhe ti them, në shkollën kot p.sh në shkollën në  Bashkinë Selenicë duam të bëjmë 1,2,3,4,5  investime, më thoni nga t’ia fillojmë? Nuk do doje që të jepje një përgjigje? Ja pra që kjo është arsyeja”.

 

Ministrja hodhi poshtë pretendimet e opozitës se te dhënat e prindërve do te përdoren për falsifikimin e zgjedhjeve.

 

“Mos u gënjeni nga historitë se të marrin ty ID dhe e marr unë tani përmes mësueses së fëmijës tënd dhe unë tani prodhoj një kartë që kur të vijmë pas 4 vjetësh. E kupton çfarë turpi i madh që është kur ti ke shtetin sot në dorë, por gjërat që janë në gjendje ti bëjnë vetë është gjëja e parë që ju shkon në mendje që ne se shohim as në ëndrrën më të keqe. Atëherë unë do të sqarohem edhe në parlament, më kanë bërë edhe padi penale do shkoj edhe në prokurori ta sqaroj, ka edhe një hetim të hapur nga komisioneri dhe nuk më tremb asgjë”.

 

Pas zhurmës se krijuara ne lidhje me urdhrin e Ministrisë, ministria Nikolla  tërhoqi kërkesën për mbledhjen e numrave personal te kartave te identitetit te prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *