E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Nikolla Gruevskit pa imunitet, votohet heqja e mandatit të deputetit

Komisioni për imunitete në kuvendin e Maqedonisë  votoi këtë të mërkurë  për heqjen  e mandatit të nikolla gruevskit.

 

Shumica e deputetëve votuan për heqjen e mandatit. Tani procedura kalon në seancë plenare.

 

Reklamë

Deputetët e Vmro-Dpmne-së braktisën seancën e komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit dhe nuk morën pjesë në debate.

 

Votimi për heqjen e imunitetit vjen pas kërkesës së gjykatës, për shkak të mbajtjes së dënimit prej 2 vjet burg, për lëndën “tanku”.

 

Gruevski këtë të enjte duhet të paraqitet në burgun e Shutkës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë