Subscribe

Nëse bizneset nuk paguajnë kuotën e anëtarësimit të detyrueshëm në Dhomën e Tregtisë, rrezikojnë të mbyllen. Edhe pse e ka patur të vështirë të pranojë faktin, nëse ka apo jo penalitete nga ligji i ri i dhomës së sipërmarrësve, ku çdo ndërmarrje, sado e vogël apo familjare duhet të paguajë një tarifë për të qënë anëtar çdo vit, Nikolin Jaka, nismëtari i këtij ligji, tha se ata nuk do të mund të marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Një biznes nuk mund të regjistrohet dot pa patur kartën e anëtarësisë në dhomë, nuk mund të depozitojë dot bilancet apo të regjistrojë punonjësit, nëse nuk ka akses në QKB. Jaka i konsideron si qëllime dashakeqëse kërkesën e 18 shoqatave të biznesit drejtuar presidentit, për të mos dekretuar këtë ligj. Debatit se a do ta kontrollojë shteti Dhomën e Tregtisë, e cila do të mbikëqyret nga Ministria e Ekonomisë, kreu i Dhomës së Tregtisë i përgjigjet se kjo nuk është e mundur, por ai pranon se më parë shteti kontrollonte këto dhoma. Nikolin Jaka tha se nuk është e vërtetë se tarifat e anëtarësimit janë nga 100 deri në 1 milion lekë për bizneset VIP. Ai tha se kuota vjetore nuk do të jetë më e lartë se 22 euro për një biznes mesatar. Me këto para, do të organizohen trajnime dhe do të jepen çertefikata për anëtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *